Shembje dheu në një minierë në Bulqizë, humb jetën 58-vjeçari – A2

Shembje dheu në një minierë në Bulqizë, humb jetën 58-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të së premtes, rreth orës 10:30 në një minierë në Bulqizë, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën punonjësi A.A., 58 vjeç.

Ai ka qenë duke punuar si vagonist në një nga galeritë e minierës, kur nga tavani është shembur një sasi materiali. I aksidentuari kishte rreth 2 vjet punë në këtë subjekt minerar dhe ishte i regjistruar dhe i siguruar sipas ligjit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me t’u informuar për ngjarjen, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera ka nisur një grup kontrolli, i cili do të verifikojë zbatimin e të gjitha detyrimeve ligjore për masat e sigurisë teknike në punë dhe do të hartojë një raport të plotë lidhur me ngjarjen dhe shkaqet e saj.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjarëve të viktimës dhe të afërmeve të tij për këtë humbje tragjike”, mbyllet reagimi i ministrisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2