Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Siguria në plazhe, ministrat kërkojnë marrjen e masave nga operatorët

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2019, 18:22 | Aktualitet

Çdokush që do të ofrojë shërbim në plazhe, nuk do të mund ta ushtrojë këtë aktivitet, pa ofruar më parë siguri për pushuesit. Ky ishte mesazhi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në takimin që pati me Ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi, në prani të prefektëve dhe funksionarëve të lartë të policisë.

Siguria e pushuesve në plazhe nuk ka vend për negociata dhe askush nuk do të lejohet të ofrojë shërbime në sezonin turistik, pa e garantuar më parë këtë siguri.

 Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dukej i vendosur, kur e dha këtë mesazh në takimin me Ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, në pranitë prefektëve dhe funksionarëve të lartë të policisë.  

Ndërsa Klosi renditi disa nga masat që duhen ndërmarrë paraprakisht. Në fjalën e tij, ministri Lleshaj theksoi rëndësinë e inspektimeve të përbashkëta mes disa strukturave, kujdesin ndaj krimit ekonomik-financiar apo patrullimet e policisë rrugore.

Sipas tij, vitin e kaluar, 11.2 milionë shqiptarë e të huaj janë përfshirë në sezonin turistik.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani