Tragjedia e Emiliano Sala, trupi i gjetur në avion është i futbollistit – A2

Tragjedia e Emiliano Sala, trupi i gjetur në avion është i futbollistit

Edhe pse nuk kishte më shpresa, konfirmohet tragjedia e Emiliano Salas. Trupi i gjetur në avionin e rënë në kanalin e La Manshit më 21 janar është i sulmuesit argjentinas.

28-vjeçari po udhëtonte nga Nanta drejt Kardifit, pas transferimit në Premier League, kur mjeti humbi nga radarët. Pas gjetjes së trupit, autoritetet e identifikuan që ai ishte i Emiliano Sala dhe tashmë do t’ia dorëzojnë familjes për ceremoninë mortore.

Ndërkohë, në mes të tragjedisë ka edhe polemika, me klubin francez që pretendon 17 milionë euro nga Kardif për shitjen e sulmuesit, një çështje e cila do t’i hapë rrugën betejës ligjore.

Shkarkoni aplikacionin e A2