Zjarr në konviktet e klubit brazilian të futbollit, 10 të vdekur – A2

Zjarr në konviktet e klubit brazilian të futbollit, 10 të vdekur

Një zjarr që ka përfshirë konviktet e qendrës stërvitore të një prej klubeve më të mëdhenj të futbollit në Brazil i ka marrë jetën 10 vetave, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar, raportojnë mediat lokale.

Zjarri përfshiu godinën ku flinin lojtarët e rinj të Flamengos në Rio dhe Zhaneiro, ndërsa ata ishin ende duke fjetur. Shkaku i incidentit nuk dihet ende, por nga fotot e para duket se flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Deri tani nuk është identifikuar asnjë nga viktimat, por lojtarët që flinin aty ishin të moshës 14 deri në 17 vjeç. Të lënduarit janë dërguar në një spital aty pranë. Qendra stërvitore “Ninho de Urubu” ishte zgjeruar vetëm dy muaj më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2