“100 fshatrat”, Rama prezanton projektin në Tushemisht

Duke shpresuar në rikthimin e bashkisë së Pogradecit majtas, kryeministri Edi Rama tha se projektet për këtë bashki presin zgjedhjet e qershorit për zbatim.

Në Tushemisht u prezantuan disa projekte në kuadër të akademisë së 100 fshatrave, kryeministri veçoi atë të shëtitores së re të zonës që duhet të lidhet me shëtitoren e Pogradecit.

“Jemi në fazën kur këto projekte duhet t’i zhvillojmë. Kemi rënë dakord dhe me arkitektët dhe urbanistët e angazhuar që projekti i prezantuar të jetë pjesa fundore e një zhvillimi që duhet të lidhë shëtitoren nga hyrja deri në këtë pikë. Të kemi një “Lungo-gjol”. Ne do të rikthehemi jo për të prezantuar projektet, por për të nisur realizimin konkret të tyre”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN