Basha në Mirditë: Rrugët politike po shterojnë, i japim fund grushtit të shtetit

Në Shkodër, Korçë, Peshkopi e Gjirokastër demokratet po udhëheqin protesta gjatë ditës së sotme, ndërsa Lulzim Basha vijoi në Mirditë turin e takimeve me qytetaret.

Basha bëri thirrje qe më 16 shkurt të mblidhen të gjithë në Tiranë për t’i dhënë fund atij që e konsideroi një grusht shteti i ekzekutivit.

“Tani që rrugët politike po shterohen dhe Edi Rama nuk reflekton për përgjegjësitë ndaj qytetareve, nuk me mbetet rrugë tjetër se të bej thirrje që të shprehni vullnetin e lirë në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 16 shkurt, dhe t’i japim fund grushtit të shtetit,  ta shembim sistemin e kalbur dhe të ndërtojmë një shtet që i shërben qytetareve”, deklaroi lideri demokrat.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN