Basha: Rrisim me 25% numrin e mësuesve në sistemin parauniversitar

Lulzim Basha u ndal gjatë ditës së sotme edhe në qytetin e Vlorës në një takim me pedagogë. Ndër të tjera, kreu i opozitës tha se të flasësh për financim 5% për arsimin e lartë është minimumi, por të mbahen parasysh nevojat e thella që ka sistemi i edukimit në vend.

Basha, po ashtu, premtoi edhe rritjen me 25 përqind të numri të mësuesve në sistemin parauniversitar.

“Pa financuar cilësinë e mësimdhënies nuk do të kemi produkt, ndërsa në anën tjetër ky financim nuk është vetëm garanci, por është edhe domosdoshmëri që shoqëria të ecë përpara dhe të ruajë hapin e niveleve të treguesve ekonomikë, shoqërorë”, u shpreh Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN