Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Emanuele Ndoji dhe Donnarumma shkëlqejnë me Brescia-n

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2019, 20:13 | Futboll
Emanuele Ndoji dhe Donnarumma shkëlqejnë me Brescia-n

Emanuele Ndoji, mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka shkëlqyer këtë të shtunë me skuadrën e Brescias në Serie B në Itali, e cila mposhti 3-1 Carpi-n.

Futbollisti shqiptar fitoi një 11-metërsh në minutën e 18, të cilën e ktheu në gol shoku i tij i skuadrës Alfredo Donnarumma, i cili ia shpërbleu shqiptarit vetëm pak minuta më vonë.

Në minutën e 37, Donnarumma asiston për Emanuele Ndojin, i cili realizon edhe golin e dytë të ndeshjes.

Në fund, takimi u mbyll me shifrat 3-1 me një tjetër gol nga Donnarumma. Me këtë fitore Brescia marshon drejt rikthimit në Serie A, në elitën e futbollit italian, pasi mban vendin e parë me një pikë më shumë se Palermo.

https://www.youtube.com/watch?v=64ggNH7BcuU

A2 CNN Livestream

Dita jonë