Kukësi e Tirana, në fushë me mendjen te Partizani

Kukësi dhe Tirana luajnë këtë të shtunë një prej ndeshjeve më të forta të javës së 21-të të kampionatit. Nga sfida në fushë, në mënyrat e tyre, dy skuadrat mendojnë edhe për duelin në distancë me Partizanin.

Për trajnerin e Kukësit, Armando Cungu, diferenca nga kryesuesit është e rikuperueshme, por shqetësimi lidhet me një tjetër fenomen.

Për Ardian Memën, Tirana duhet të mendojnë vetëm për pozitat e saj dhe t’i largohet zonës së mbijetesës, me trajnerin që tre javë përpara kohe, ndez edhe derbin e kryeqytetit.

Tirana nuk fiton ndaj Kukësit në kampionat prej vitit 2016, periudhë në të cilën, në 13 ndeshje ka regjistruar vetëm 2 fitore në Kupë dhe Superkupë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN