Mediu numëron pengesat e integrimit për Ballkanin

“Blerja e votës, mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe mosfunksioni i Gjykatës së Lartë, ikja masive e të rinjve dhe rezultatet e dobëta në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ku në shumicën e rasteve kanë pasur edhe bekimin e strukturave shtetërore”.

Këto janë, sipas kryerepublikanit Fatmir Mediu arsyet kryesore që po bllokojnë avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Të tilla pengesa po ndeshin dhe vende të tjera të rajonit”, tha ai në konferencën “Pengesat e Ballkanit për anëtarësimin në BE, organizuar nga Transatlantic Leadership Netëork.

Mediu shfrytëzoi praninë e tij për të folur dhe për një marrëveshje të pritshme Kosovë-Serbi, e cila sipas tij, duhet të arrihet me kujdes dhe të shmangë në mënyrë të plotë zbatimin e tezës ruse në Kosovë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN