Nisin përgatitjet për takimin, Trump: Kim, udhëheqës i aftë

Nisin përgatitjet për takimin e dytë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit korenoverior Kim Jong-un.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara u rikthye nga Peniani, pas bisedimeve 3 ditore për përgatitjen e samitit.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se do të takohet sërish me Kim Jong-un, në Hanoi të Vietnamit në datat 27 dhe 28 shkurt.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, takimi mes përfaqësuesve të tij dhe të Penianit kishte qenë produktiv.

Në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, presidenti pohoi se priste me padurim të takonte Kim Jong-un.

Ai tha se Koreja e Veriut do të shndërrohej në një tjetër lloj rakete, atë ekonomike. “E njoha Kim Jong-un dhe e di sa i aftë është”, ishin fjalët e Trump.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN