Nuk ka vendim për lirimin e auditorëve, fakulteti i bllokuar

Prej javësh fakulteti i Drejtësisë i është dorëzuar  protestuesve. Është i vetmi  institucion i bllokuar nga një grup të rinjsh të ngujuar, ndërsa mësimi  për pjesën tjetër  zhvillohet në ambiente të papërshtatshme për arsimin e lartë, në një  gjimnaz.

A2Cnn ka mundur të hyje në ambientet e brendshme të fakultetit të drejtësisë. Jeta  universitarë këtu ka ngrirë. Nuk ka asnjë lëvizje, veç hyrje –daljeve të protestuesve nga dritaret. Të gjitha dyert e fakultetit  mbahen të bllokuara nga barrikada me karrige. Refuzojnë të dalin edhe pse ende nuk kane një vendim të qartë për vijimin e protestës.

 Në sallat e mëdha të leksioneve në katin e dyte, qëndrojnë studentët protestues të cilët nuk pranojnë të filmohen. Jo të gjithë janë nga fakulteti i Drejtësisë. Disa pranojnë të flasin publikisht,  të tjerë nuk duan të identifikohen.

Nuk dihet kur do t’i lirojnë ambientet për shokët e tyre. Ndërkohe që në fakultetet e tjera situata i është rikthyer normalitetit.

Në fund të shkurtit nis sezoni i provimeve, ndërsa viti akademik do të zgjasë deri në fund të gushtit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN