Përplasen trenat në Barcelonë, viktima e të plagosur

Të paktën një person humbi jetën dhe rreth 100 të tjerë u plagosën pas përplasjes frontale të dy trenave në veriperëndim të Barcelonës.

Në trenat rajonalë gjendeshin rreth 400 pasagjerë. Viktima është drejtuesi 26-vjeçar i një prej mjeteve.

Si pasojë e aksidentit, një rrugë e afërt u ça në mes nga të dyja kahet, në mënyrë që ekipet e shpëtimit tu vinin në ndihmë personave të bllokuar në vagonë.

Të gjitha automjetet u devijuan në një rrugë tjetër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN