Reali fiton derbin e Madridit, -5 nga Barça

Reali i Madridit ka triumfuar në derbin ndaj Atletico Madrid me rezultatin 1-3. Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari dominoi takimin duke marrë fitoren e pestë radhazi në Premier League.

Casemiro shënoi një gol fantastik në minutën e 16-të, Atletico reagoi me Griezmann vetëm 9 minuta më pas, por vetëm kaq, pasi pjesë e mbetur e ndeshjes i takoi e gjitha “galaktikëve”.

Kapiteni Ramos ktheu në gol një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, ndërsa Bale vendosu rezultatin në 1-3 në minutën e 74-t.

Me këtë fitore, Reali i merr vendin e dytë Atletico-s dhe tashmë është vetëm 5 pikë larg nga Barcelona e vendit të parë, e cila do të luajë ditën e nesërme ndaj Bilbaos.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN