U diagnostikua me kancer, më pas ndryshoi gjithçka…

22-vjeçari anglez nga St Austell, Ollie Jowett është kthyer në frymëzim për shumë persona edhe pse ishte në prag të vdekjes!

Ai është një trajner personal, por fatkeqësisht u diagnostikua me një tumor malinj në tru dhe mjekët i kanë thënë se ka vetëm 5 vite jetë.

Por Ollie Jowett nuk e pranoi diagnozën, madje e përdori atë si një “motorë” nxitës për të bërë ndryshimin e madh. Ai gjeti forca dhe në sajë të një programi intensiv 12-javor arriti formën e tij më të mirë të mundshme për të luftuar sëmundjen dhe për të mos hequr dorë nga shpresa.

Përvoja e tij si trajner personal i kishte mësuar të gjitha justifikimet që njerëzit përdornin për të mos shkuar në palestër, duke përfshirë mungesën e kohës, motivimin dhe vullnetin. Ai vendosi të ndajë transformimin e tij në “Beat Cancer Instagram”.

“Jeta nuk ndalet. Mua nuk më vjen keq për veten. Të gjithë kanë problemet e tyre dhe u duhet të merren me to”, ka thënë 22-vjeçari.