Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha nga Vlora: Më 16 shkurt shembim sistemin e kalbur

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 13:03 | Politikë
Basha nga Vlora: Më 16 shkurt shembim sistemin e kalbur

Kryetari i PD, Lulzim Basha nga Vlora, qarku ku është deputet Kryeministri Rama, ftoi qytetarët të dalin në protestë për të shembur atë që e cilësoi, sistem të kalbur qeverisës dhe që po i mbyll dyert e BE-së, vendit tonë.

“Sistemi nuk funksionon, institucionet nuk funksionojnë. Ky sistem nuk mund të pastrohet më, ky sistem i kalbur duhet përmbysur. Rruga jonë drejt BE do të mbetet e bllokuar. Ne duhet ta çelim derën drejt Europës. Ne mund ta hapim atë derë vetëm duke shembur sistemin e kalbur që po e mban peng këtë vend. Koha për fjalë ka marrë fund, tashmë është koha për bashkim dhe për një vendimmarrje popullore”, tha kreu i PD nga Vlora.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani