Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koalicioni me “Jelekverdhët”, thellohet debati mes Italisë dhe Francës

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 15:07 | Bota
Koalicioni me “Jelekverdhët”, thellohet debati mes Italisë

Thellohet debati mes Italisë dhe Francës në marrëdhëniet diplomatike. “Nëse Di Maio shpreson të bëjë koalicion me “Jelekët e Verdhë” për zgjedhjet europiane, duhet të përballet më parë me ne”, u shpreh ministrja franceze për Europën, Natali Luasiu.

“Besoj se Italia e ka marrë tani mesazhin e saj me tërheqjen e ambasadorit në Romë”, shtoi ministrja. Por lufta diplomatike është thelluar edhe në fushën e Kulturës ku ministrja italiane e mbrojtjes kërkoi rikthimin e shumë veprave italiane të artit që posedohen nga Franca.

Ndërkohë, në Paris vazhdon përballja midis forcave të rendit dhe protestuesve. Më shumë se 10 mijë persona dolën në rrugë dhe sulmuan forcat e rendit, të cilët u përgjigjen me tym lotsjellës pasi iu vu flaka një prej makinave zjarrfikëse në “Champs de Paris”. Policia ndaloi dhjetëra persona.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani