Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Milani "rimerr" vendin në Champions, Paqueta shënon edhe për Flamengon

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 22:30 | Futboll

Milani mund 3-0 Cagliarin në “San Siro” duke rifituar kështu vendin e katërt në renditjen e Serie A. Kuqezinjtë kalojnë në epërsi që në të 13’ falë një autogoli të pafat të Ceppitellit, ndërsa 9 minuta më vonë vjen edhe dyfishimi i avantazhit, me brazilianin Paquetta.

Blerja më e re e klubit shënon një gol të bukur dhe feston në respekt të tragjedisë së Flamengos, klubit të tij të vjetër, ku të premten 10 lojtarë të akademisë humbën jetën për shkak të një zjarri në konviktin e tyre.

Sardët provojnë të rifuten në lojë, por pritet e Donnarummas dhe një traversë i mohojnë golin Joao Pedros. Në të 62’ vjen edhe goli që mbyll llogaritë me Piatek që vazhdon të konfirmohet si sulmuesi që i mungonte Milanit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0, që çon skuadrën e Gattusos në kuotën e 39 pikëve.

Javën e ardhshme, kuqezinjtë do të ndeshen me Atalantan, që momentalisht është në vend të pestë me vetëm një pikë më pak në renditje

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani