Pas aksidentit, “dorëzohet” Princi Filip

Princi Filip, 97 vjeç ka vendosur të dorëzojë patentën e tij pas aksidentit ku mbeti e plagosur drejtuesja e mjetit tjetër të përfshirë në të.

Lajmin e bën të ditur Bakingam Palas, duke theksuar se vendimi lidhet me reflektimin e tij mbi ngjarjen e ndodhur në muajin janar në Norfolk ku makina e tij tip “Land Rover” u përplas me një tjetër ku udhëtonin tre persona ndër të cilët edhe një foshnje 9-muajshe.

E ëma e fëmijës, Emma Fairweather, e cila u lëndua në këtë aksident e akuzoi princin se nuk kishte marrë asnjë ndjesë nga ana e tij pas aksidentit dhe lajmi u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat derisa mori një vëmendje të gjerë.

Kjo shërbeu edhe si nxitje që Princi t’i shkruante një letër ku kërkonte ndjesë. Filipit iu desh gati një muaj që të vendoste të hiqte dorë nga drejtimi i mjetit tani e tutje.

Shkarkoni aplikacionin e A2