Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pas dy ndalesave, Juventus rikthehet me marsh të “tretë”

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 20:24 | Futboll

Pas eliminimit nga Kupa e Italisë dhe barazimit kundër Parmës, Juventus rikthehet te fitoret duke mundur 3-0 Sassuolon në “Mapei Stadium”. Falë golave të Sami Khedira, Cristiano Ronaldo dhe Emre Can bardhezinjtë sigurojnë trepikëshin që i lejon të shkëputen me 11 pikë më shumë se Napoli në krye te renditjes së Serie A.

Në fakt të zotët e shtëpisë e nisin më mirë madje kërkojnë edhe një penallti pas një ndërhyrjeje të Szczezny ndaj Djuricic, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari nuk e akordon. Sassuolo rrezikon sërish në të 15’ kur portieri polak i mohon golin Locatellit.

Në të 23’ vjen goditja e parë për miqtë, me gjermanin Khedira që përfiton nga një grushtim i dobët i Consiglit pas gjuajtjes së CR7. Pas golit ritmi bie dhe Khedira i shkon shumë pranë golit të dytë. Juve e nis më fort pjesën e dytë dhe i afrohet golit me Ruganin, ndërsa Ronaldos i mohohet goli për një pozicion jashtë loje.

Sassuolo i afrohet barazimit në të 55’ me Berardin që nuk godet saktë edhe pse porta është e boshatisur. Në të 70’ Juventus gjen golin e dytë. Ronaldo godet bukur me kokë pas topit që vjen nga këndi prej Pjanic. Dhe katër minuta nga fundit i kohës së rregullt, Emre Can i sapofutur mbyll llogaritë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli