Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ter Stegen shpëton Barcelonën, por Reali afrohet

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 22:44 | Futboll

Barcelona nuk mundi të merrte më shumë se një pikë në Bilbao, ku u ndal në një barazim pa gola kundër vendasve të Athletic. Marc-Andre ter Stegen ishte madje shpëtimtari i skuadrës duke shmangur disfatën me disa pritje vendimtare në minutat e fundit. Portieri gjerman realizoi 4 mrekulli brenda 6 minutave duke mos lejtuar Inaki Williams dhe Raul Garcian të shënonin golin e fitores.

Baskët e nisën ndeshjen në sulm dhe iu afruan golit dy herë në çerekorëshin e parë të lojës, ndërsa shkëndija e vetme për katalanasit në pjesën e parë erdhi nga Messi në të 37’, me argjentinasin që dribloi disa kundërshtar dhe lëshoi një goditje të fortë me të majtë, duke gjetur të përgatitur portierin kundërshtar Iago Herrerin.

Vendasit ishin gjithnjë e më këmbëngulës edhe në pjesën e dytë, ndërsa për miqtë nga Katalunja vetëm Messi ishte më i rrezikshëm, edhe pse nuk gjeti dot rrugën e golit.

Në fund, edhe pse menjë lojtar më pak pas përjashtimit te De Marcos, Bilbao arrin t’i marrë një pikë Barcelonës që tashmë sheh Realin të jetë vetëm 6 pikë larg.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani