Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tirana, “dhuratë speciale” Partizanit, mposht Kukësin!

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 15:57 | Futboll
Tirana, “dhuratë speciale” Partizanit, mposht Kukësin!

Skuadra e Tiranës ka surprizuar duke mposhtur skuadrën e Kukësit 0-1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Kamzës.

Në një takim mjaft të luftuar ishin bardheblutë ata që dolën fitues nga kjo sfidë. Autori i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte mbrojtësi Doka, i cili përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Kukësit dhe e dërgoi në rrjetë topin në minutën e 87.

Tre pikë për Tiranën dhe një dhuratë speciale për Partizanin që tashmë e sheh veten në vendin e parë dhe me një diferencë prej 8 pikësh nga Kukësi i vendit të dytë. Ndërkohë, skuadra e Tiranës ngjitet në vendin e 7 me 24 pikë.

Në ndeshjen tjetër të kësaj të diele, Luftëtari-Flamurtari është mbyllur në barazim pa gola.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani