Ulja e dënimit për Dritan Dajtit, Soreca kërkon vlerësim urgjent

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për uljen e dënimit të Dritan Dajtit, nga burgim i përjetshëm në 25 vjet heqje lirie, edhe pse është shpallur fajtor për vrasjen e 4 oficerëve të policisë.

“Vendimi për uljen e dënimit kërkon vlerësim urgjent nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurori i Përgjithshëm”, shkruan Soreca në një postim në Twitter. “Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjithë nivelet e drejtësisë”.