Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Avokati Vishaj: Dajti përfitoi nga ligji, jo nga gjyqtarët

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2019, 18:22 | Kronikë

Avokati Saimir Vishaj komentoi në A2 Debat vendimin më të diskutuar të ditëve të fundit të dhënë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, dënimin e Dritan Dajtit.

Duke quajtur të pakthyeshme jetët e humbura të katër oficerëve të policisë për vrasjen e të cilëve Dajti është shpallur fajtor, avokati Vishaj thotë se vendimi i dhënë nga Gjykata është i saktë nga ana procedurale.

“Gjykata e Apelit ka dhënë fajësi, ka dhënë burgim të përjetshëm. Pra ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Lehtësirat i jep ligji i kodit të procedurës penale. Pra, i pandehuri ka përfituar nga ligji i vjetër. Ligji i ri, që ka hyrë në fuqi në 1 gusht 2017, nuk e lejon më as aplikimin për gjykim të shkurtuar. Por vepra ka ndodhur para kësaj periudhe dhe ligji i vjetër pranon gjykimin e shkurtuar pavarësisht veprës penale”, tha Vishaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani