Balla-Shkëlzen Berishës: Pse nuk të japin më biletë për Amerikë?

Pas hipotezave të kryeministrit Edi Rama se Sali Berisha nuk e kalonte dot oqeanin, vjen një tjetër pyetje nga Taulant Balla.

Këtë herë, kreu i grupit parlamentar socialist, pyet djalin e Berishës, Shkëlzenin, përmes një postimi në rrjetet sociale: “Shkëlzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon t’i me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?!

Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!”-shkruan Balla.

Postimi vjen ne perfundim te séances mes Taulant Balles dhe Shkëlzen Berishës për çështjen CEZ.