Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha takon aleatët, rakordohet strategjia për 16 shkurtin

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2019, 11:49 | Politikë
Basha takon aleatët, rakordohet strategjia për 16 shkurtin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka nisur sot takimet me aleatët në funksion të protestës së 16 shkurtit. Takimi i parë është me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Basha mendohet të takojë në ditën e sotme të gjithë aleatët për të arritur një vendim të përbashkët për organizimin e protestës së 16 shkurtit dhe për të rakorduar strategjitë.

Ndërkohë,  protestat e organizuara nga opozita kanë prekur ditën e djeshme qytetet e Elbasanit, Beratit dhe Durrësit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani