Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

FMN për PPP-të, a reflektoi qeveria?

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2019, 12:01 | Ekonomi
FMN për PPP-të, a reflektoi qeveria?

Ndryshimet që qeveria i ka bërë ligjit të PPP-ve në draftin që ka nisur diskutimin  në Kuvend nuk reflektojnë rekomandimet e institucioneve financiare ndërkombëtare, si FMN dhe Banka Botërore.

Që prej lançimit nga qeveria të programit 1 miliard të PPP-ve, Fondi Monetar kërkoi kontabilizimin e kostove të këtyre projekteve në buxhet.  E thënë ndryshe përllogaritjen e tyre te borxhi publik, gjë që qeveria ende nuk e ka bërë.

Gjithashtu, FMN kërkoi eliminimin e ofertave të pakërkuara, procedurë që qeveria e ka shtyrë për 1 korrik 2019.

Institucionet financiare ndërkombëtare i kanë mëshuar transparencës dhe garës në përzgjedhjen e kompanive, si dhe ndjekjes në vijueshmëri të zbatimit të projektit, gjë që qeveria e ka bërë pjesërisht nëpërmjet ndryshimit ligjor të raportimit mbi ecurinë e kontratave koncensionare.

FMN dhe Banka Botërore nuk kanë qenë kundër partneritetit publik privat, por mënyrës sesi ato po zbatohen në Shqipëri.

Në raportin e fundit, FMN ashpërsoi tonet ndaj qeverisë, duke nënvizuar se angazhimi i projekteve infrastrukturore përmes PPP-ve ka rezultuar në rritje detyrimeve potenciale, ndërkohë që kontratat janë të hartuara dobët dhe mund të pengojnë eficencën e investimeve publike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani