Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hetimet deri më 10 mars, Tahiri: Filloi numërimi mbrapsht

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2019, 15:18 | Kronikë
Hetimet deri më 10 mars, Tahiri: Filloi numërimi mbrapsht

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për të mos u zgjatur hetimet.

Në përfundim të seancës, Tahiri tha se kjo maratonë po shkon drejt fundit dhe se prokurorët do të kenë kohë deri më 10 mars që të mbyllin hetimet.

“Për mua dhe prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në gërmën e fundit. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund”,- tha ish-ministri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli