Ligji për arsimin, Marku: Ndarja e pushteteve, krijon një pushtet të ri

“Politikbërja dhe menaxhimi i fondeve çojnë universitetet drejt korrupsionit”, tha pedagogu Mark Marku duke adresuar ne Komisionin e Medias, disa prej shqetësimeve të Asamblesë së Pedagogëve, të cilat, sipas tyre, duhet të reflektojnë me ndryshime në ligjin e Arsimit të lartë.

“Institucionet akademike nuk kanë asnjë akses në hartimin e politikave të menaxhimit të universiteteve. Prirja për të ndarë pjesën akademike me pjesën financiare, por kjo ndarje ka krijuar pushtete paralele. Ajo që ne kemi kërkuar është se nuk duhet të bashkohet pasi çon në korrupsion, por një ndarje që bordi dhe administratori të kenë mundësi të japin llogari, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Nëse universitetet duhet të funksionojnë, atëherë duhet me patjetër që ligji të ndryshohet në këtë pikë”, u shpreh Marku në Komisionin e Medias.

Shkarkoni aplikacionin e A2