Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Liqeni i “vdekur” në 4000 metra lartësi, u formua nga një meteor | FOTO

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2019, 22:16 | Lifestyle

Një liqen në çatinë e botës. Kështu mund të quhet liqeni Karakul, i vendosur në një lartësi prej 4000 metrash mbi nivelin e detit me malet e Taxhikistanit, duke kaluar edhe liqenin e famshëm Titicaca në Amerikën e Jugut.

Një sasi e pafundme uji, në një sipërfaqe 380 kilometra katror me një thellësi që shkon deri në 230 metra. I formuar kur një meteor goditi tokën rreth 25 milionë vite më parë, krateri i krijuar u mbush me ujë, rrethuar nga male të lartë dhe një shkretëtirë që të jep përshtypjen se je mbi sipërfaqen e hënës.

Karakul do të thotë “liqeni i zi”, por përgjatë ditës uji aty ndryshon ngjyrë dhe nga blu kobalti bëhet smerald. Është një prej atraksioneve turistike më të mëdha të Taxhikistanit. Uji është aq i kripur sa që është e pamundur të lundrosh në të pa t’u përmbysur varka, pasi qëndron shumë mbi sipërfaqe.

Gjatë Luftës II Botërore zona u përdor nga nazistët si kamp për të mbajtur të burgosurit e luftës, ndërsa sot e gjithë zona konsiderohet nga autoritetet si Park Kombëtar dhe mbrohet me rigorozitet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë