May dhe Corby-n, bisedime për kufirin irlandez

Theresa May dhe Jeremy Corby-n pritet të zhvillojnë bisedime për Brexit. Kryeministrja britanike dëshiron që dy partitë të diskutojnë për “zgjidhje alternative” për çështjen e mekanizmit frenues për Irlandën e Veriut, që synon shmangien e një kufiri të fortë.

Aktualisht ka dallime të mëdha mes palëve për unionin doganor. Pavarësisht frymës pozitive, ende nuk është vendosur një datë për takimin mes kryeministres dhe liderit të opozitës.

May shkruan në një letër dërguar Korbin, se shpreson që bisedimet të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërkohë, sekretari britanik për Brexit, Steve Barclay dhe shefi negociator i BE-së, Michael Barnie do të takohen sot për të diskutuar propozimet për ndryshimin e ujdisë së largimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN