Ngërç për murin, SHBA drejt një mbyllje të re të qeverisë

Bisedimet në Kongresin Amerikan për një ujdi lidhur me sigurinë kufitare kanë ngecur përsëri duke rritur shanset për një tjetër mbyllje të qeverisë.

Negociatorët po shpresonin për një marrëveshje të hënën, që t’i jepnin Kongresit kohë për të kaluar legjislacionin deri të premten, kur mbaron dhe dakordësia për financimin federal.

Me palëve ka përplasje për limitimin e ndalimit të emigrantëve pa dokumenta dhe për financimin e ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën të shumë kërkuar nga presidenti, Donald Trump.

“Nuk mendoj që Demokratët në Komitetin Kufitar të lejohen nga liderët e tyre që të arrijnë një ujdi. Ata po ofrojnë shumë pak para për murin kufitar shumë të nevojshme. Dhe tani, nga hiçi, kërkojnë një limit mbi kriminelët e dhunshëm të dënuar që do të mbahen në paraburgim!”, deklaroi presidenti amerikan.

Mbyllja e mëparshme e qeverisë, që zgjati 35 ditë, ishte më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara. Qindra mijëra punonjës federal nuk hapën zyrat e tyre, ndërsa të tjerët që ishin në shërbime kyçe si në spitale, trafik ajror dhe agjenci ligjzbatuese punuan pa pagë. Kostoja për ekonominë amerikane ishte rreth 11 miliardë dollarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN