Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pedagogët: Qeveria do të privatizojë universitetet

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2019, 20:20 | Aktualitet
Pedagogët: Qeveria do të privatizojë universitetet

Qeveria po shkatërron qëllimisht Universitetet publike për t’i privatizuar. Akzuat kanë ardhur nga një grup pedagogësh të Universitetit të Tiranës, të thirrur në një seancë dëgjimore në komisionin e edukimit.

“Kjo fushatë denigrimi dhe shkatërrimi i Universitetit që po ndodh në këto 4 vjet është pikërisht në këtë funksion, të degradojë deri në fund që dikush t’i marrë në administrim me kosto shumë të ulët”

Mark Marku, pedagog

Përfaqësia e pedagogëve shprehu disa nga problemet e ligjit që ka shkaktuar kolaps në Universitete por dhe me vendimet e qeverisë gjatë protestës së studentëve.

“Nuk na pyeti njeri neve, qoftë për ligjin, qoftë për vendimin e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që ju harroni që ka ardhur një brez i ri, i arsimuar jashtë më mirë se ata londinezët sillni juve këtu, që i paguani 1500 dollarë në ditë, dhe na japin edhe mend”

Rezart Prifti, pedagog

“Kemi kërkuar një ligj të ri të arsimit të lartë. Natyrisht jemi të vetëdijshëm që nuk bëhet për një apo dy javë, por do të kërkojë kohën e vet, një apo dy vjet”

Jani Marka, pedagog

Por për ish-ministren e Arsimit Lindita Nikolla situata në Universitetin e Tiranës nuk është vetëm për shkak të ligjit, por edhe konflikteve të brendshme. “Me të vërtetë mendoni se vetëm ligji do të përmirësojë të gjithë situatën e arsimit të lartë”, tha ish-ministrja.

Përfaqësuesit e Universitetit të Tiranës propozuan nisjen e një debati kombëtar për ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë, veçanërisht në modelin e financimit dhe kompetencave të bordit të administrimit. Stafet akademike parashikojnë ditë edhe me të këqija për financat e universiteteve nëse nuk ndërhyn qeveria.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli