PS mbledh grupin parlamentar, zbulohet axhenda

Partia Socialiste mbledh sot grupin parlamentar, mbledhje kjo që vjen pas një sërë zhvillimesh në javën që lamë pas.

I pranishëm në këtë mbledhje është edhe Kryeministri Edi Rama pas dy javësh mungese, për shkak edhe vizitave që kanë pasur socialistët jashtë vendit.

A2CNN mëson se në mbledhjen e sotme në fokus do të jetë axhenda parlamentar që ka të bëjë me ligje që do të shkojnë të enjten në parlament, ku do të votohet edhe protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Sot ky protokoll do të kalojë në dy komisione, në atë të sigurisë dhe të ligjeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN