Shkëlzen Berisha-Ballës: Në SHBA udhëtoj i lirë, jo i shoqëruar nga trafikantë

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës. Me anë të një statusi në “Facebook”, Shkëlzen Berisha shkruan se “në SHBA e BE udhëton i lirë e jo i shoqëruar nga trafikantë drogë”.

“Tualet! Unë në SHBA dhe BE, pavarësisht gojëve të liga që ulen mbi ty, udhëtoj si njeri i lire, i pa shoqëruar nga trafikantë droge, të cilët më pas shpërblehen me miliona euro nga taksat e shqiptarëve.

Por meqë vendose të hapesh kapakun bën mirë të na shpjegosh nëse trafikantët e drogës, të kanë dhënë thjesht shoqërinë e mire apo të kanë paguar biletat, hotelet, udhëtimet, veshjet e shumë shijet të tjera që ndani bashkë.

Bën mirë të na shpjegosh nëse të kanë sponsorizuar me paratë e drogës apo me paratë e tenderëve që kane fituar pas kthimit nga udhëtimet e me ty.

Bëje më mirë ti, para se ta bëjnë specialistet e OSHE kur t’u duhet të shpjegojnë kush i ka urdhëruar për të shpallur fitues të miliona eurove në kundërshtim me ligjin, miqtë e shtëpisë tënde. Bëje më mirë vetë. Bëje se të ndihmon të shpëlahesh!”, mbyllet postimi i Shkëlzen Berishës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN