Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Skënderbeu kapërcen Laçin, i afrohet “podiumit”

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2019, 20:02 | Futboll

Skënderbeu ka marrë një fitore tepër të rëndësishme kundër Laçit këtë të hënë, në ndeshjen e fundit të javës së 21-të të Kategorisë Superiore, duke e kapërcyer në renditje.

Tashmë korçarët janë në vend të katërt, me vetëm tri pikë diferencë nga Teuta e vendit të tretë. Kjo ishte fitorja e parë për skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi, pas gjashtë humbjesh rresht në kampionat, një seri ndër më negativet e viteve të fundit për klubin.

Pas një pjesë të parë të mbyllur pa gola, gjithçka u vend në të dytën, ku u akorduan edhe dy 11-metërsh. Krasniqi kaloi korçarët në epërsi dhjetë minuta nga nisja e pjesës së dytë pasi devijoi bukur me kokë një krosim të Muzakës, ndërsa në të 76’ ishte po Krasniqi që fitoi penalltinë për Skënderbeun, e shndërruar në gol nga Pervan. Laçi mundi vetëm të shkurtonte diferencën në të 90’ kur Gjoni fitoi një penallti të ekzekutuar dhe realizuar nga Slemani.

Javën e ardhshme kurbinasit kanë një sfidë edhe më të vështirë, pasi presin Partizanin kryesues, ndërsa Skënderbeu udhëton për në Vlorë për përballjen me Falmurtarin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu