Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tahiri te Krimet e Rënda, ankimon shtyrjen e hetimeve

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2019, 10:15 | Kronikë
Tahiri te Krimet e Rënda, ankimon shtyrjen e hetimeve

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të dalë përballë Gjykatës së Krimeve të rënda lidhur me kërkesën e tij për mbylljen e hetimeve dhe mosshtyrjen e afateve.

Seanca për kërkesën e tij u shty një javë më parë pasi prokuroria nuk kishte paraqitur disa prova për zgjatjen e hetimeve.

Saimir Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.

Më 17 Janar të këtij viti, organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias.

Përgjigja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani