Takohen liderët e Kosovës, Haradinaj kërkon unitet

Drejtuesit e Shtetit të Kosovës diskutuan lidhur me platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë. Të thirrur nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, ata diskutuan për hapat e mëtejshëm në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

I vetmi që komentoi takimin ishte Kryeministri, Ramush Haradinaj. Ai tha se platforma do të dorëzohet në parlament deri në fund të javës.

“Nëse i japim përkrahje platformës atëherë jemi unik të gjithë. Shpresoj që do ta gjejmë një bashkërendim edhe me partitë opozitare, LDK, VV, PSD, por shpresoj që jemi të gjithë dakord. Në fund të fundit se kush është pjesë e dimë të gjithë. Ka bashkërendim edhe tash mbetet taksa”

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Haradinaj ripërsëriti edhe njëherë se taksa do të qëndrojë në fuqi deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Sipas tij kjo nuk pengon marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve por e përshpejton arritjen e saj. Pavarësisht se Prishtina po harmonizon platformën për fazën finale, bisedimet janë bllokuar nga Beogradi që kundërshton rinisjen e dialogut pa heqjen e tarifës tregtare. Kërkesë të njëjtë me atë të Serbisë, shtroi edhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN