Taksa kundër Serbisë, SHBA anulon vizitën e gjeneralit në Kosovë

Qeveria amerikane vendosi të anulojë vizitën e Gjeneralit të Gardës Kombëtare të Ajouas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësie për taksën ndaj produkteve serbe.

Këtë e bëri të ditur komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, në një letër dërguar presidentit Hashim Thaçi.

Në letër thuhet se zyrtarët amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Uashingtoni po shqyrton masa të tjera, përfshirë pezullimin e programeve trajnuese për FSK-në.

Lajmin për anulimin e vizitës së gjeneralit për shkak të taksës e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Vizita e gjeneralit ishte parashikuar të realizohej nga data 16 deri më 18 shkurt, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin e A2