Triumf historik i Dua Lipës në Grammy, rrëmben dy çmime

Shqiptarja Dua Lipa u shpall “Artisja më e mirë e re” në ceremoninë e 61-të të çmimeve Grammy, që konsiderohet si më e rëndësishmja në industrinë e muzikës.

“Oh zot… Ju falenderoj shumë, nuk di nga t’ia filloj. Jam e nderuar që kandidohem krah kaq shumë artistëve femra këtë vit”, u shpreh Dua.

Këngëtarja e muzikës Country, Kacey Musgraves fitoi Grammy për albumin më të mirë të vitit me “Golden Hour”, ndwrsa “This is America” e Childish Gambino u vlerësua si kënga mw e mirw. Me një tekst të fortë për brutalitetin policor dhe racizmin, “This is America” bëhet kënga e parë hip hop që shpallet si kënga e regjistrimi më i mirë.

Drake tërhoqi çmimin për këngën më të mirë hip-hop për ‘God’s plan’ ndërsa Lady Gaga triumfi në tre kategori, ndër të cilat për performancën më të mirë pop për Joanne dhe duetin më të mirë për Shallow në filmin e kandiduar për Oskar “A star is born”.

“Ju falenderoj shumë..Falenderoj Zotin që kujdeset për mua. Nëse nuk do të kem shans tjetër për ta thënë, dua të theksoj se jam shumë krenare që jam pjesë e një filmi që adreson probleme të shëndetit mendor”, tha Gaga.

Kandidaturat e këtij vitit të çmimeve Grammy u dominuan nga gratë. Ceremonia e drejtuar nga Alicia Keys pati gjithashtu me shumë performuese femra, të tilla si Lady Gaga,Cardi B, Jennifer Lopez, Diana Ross, Dolly Parton e Miley Cyrus.

Shkarkoni aplikacionin e A2