Vendimi për Dajtin, kërcënim për organizatën e policisë

Shoqata e policëve të liruar në vitin 2013 deklaroi se vendimi për uljen drastike të dënimit për Dritan Dajtin është kërcenim i fortë për gjithë organizatën e policisë.

“Me këtë vendim, drejtësia e kapur i vrau për së dyti katër dëshmorët e Atdheut që ekzekutoi Dritan Dajti. Ky vendim dëshmon qartazi jo vetëm kapjen e sistemit nga krimi, por mbi të gjitha provon lidhjet e forta të sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar”, tha Ismail Elezi, në emër të Shoqatës së Ish-policëve të Shqipërisë.

“Odiseja e pafund e kësaj çështjeje sa në dhomat e drejtësisë, sa në paradhomat e pushtetit të krimit, bëri të mundur që autori i vrasjes së katër policëve në detyrë t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm. Ky vendim skandaloz ka tronditur gjithë opinionin publik shqiptar, por mbi të gjitha është një goditje shumë e rëndë që i jepet punonjësve të policisë të cilët sot ndihen më të demotivuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe të tradhtuar nga ata që duhet të garantonin jetën dhe aktivitetin e tyre”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN