Vendimi për Dajtin, reagon edhe Presidenti Meta: Të verifikohet çështja

Presidenti Meta ka reaguar lidhur me vendimin për Dritan Dajtin, pas një aktiviteti për Gjykatën Administrative.

Po ashtu si opozita, mazhoranca, por edhe ambasadori i BE, Meta kërkoi nga që KLGJ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë.

Presidenti u pyet edhe për kandidaturat e rrëzuara nga mazhoranca për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave”, u shpreh Presidenti.