Aleatët e PD: Lista të hapura zgjedhore – A2

Aleatët e PD: Lista të hapura zgjedhore

Aleatët e demokratëve presin që të firmosin para protestës së 16 shkurtit platformën e bashkëpunimit, e cila institucionalizon koalicionin opozitar në zgjedhjet e ardhshme.

Kryerepublikani Famtir Mediu, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe ai i LZHK, Dashamir Shehi, e mirëpresin marrëveshjen që përpiqet të krijoje kushte për zgjedhje dhe reformën zgjedhore. Por tek ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kërkesa ndaj kryedemokratit Basha është e njëjtë, lista të hapura zgjedhore.

“Për të shmangur manipulimin, një sistem i tillë është sistemi më i drejtë në gjykimin tim”

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane

“Për reformën zgjedhore, për sistemin e zgjedhjeve, për mundësinë e listave të hapura, janë disa elemente për të cilat në parim kemi rënë dakord me PD”

Nard Ndoka, kryetar i PDK

“Të shikojmë kodin zgjedhor, pjesën politike të tij, pastaj diskutojmë për lista të hapura, sistem proporcional, apo maxhoritar, kjo është temë më vetë”

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK

Në prag të protestës se 16 shkurtit, ritheksojnë edhe një herë kërkesën për një qeveri kalimtare, e cila mund të drejtohet sërish nga një socialist. “Edi Rama nga pikëpamja ligjore, nuk është më kryeministër”, tha kreu republikan Mediu. Plaforma pritet të nënshkruhet nga PD edhe me parti të tjera që janë jashtë parlamentit. “Shumica e shqiptarëve nuk e duan më këtë lloj qeverisje”, shtoi zoti Shehi.

Shkarkoni aplikacionin e A2