Arben Frroku nuk do të ekstradohet në Shqipëri – A2

Arben Frroku nuk do të ekstradohet në Shqipëri

Arben Frroku nuk do të ekstradohet në Shqipëri. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit të të Drejtave të Njeriut në Hagë. I kontaktuar nga A2 CNN avokati i tij, Tonin Prendi e ka konfirmuar këtë.

Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për vrasjen e Komisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Arben Frroku u arrestua fillimisht në Greqi, vetëm pak kohë pas ngjarjes. Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm dhe pas këtij vendimi ai u largua nga Shqipëria, por apeli e dënoi me burgim të përjetshëm.

Arben Frroku qëndroi në Holandë, ku u arrestua me dokumente të falsifikuara greke. Rekursi i bërë nga avokatët e tij nuk u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda duke lënë në fuqi vendimin.

Shkarkoni aplikacionin e A2