Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Debat te Siguria për policin në Shkodër

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2019, 15:54 | Politikë
Debat te Siguria për policin në Shkodër

Për policinë e Shkodrës ka pasur debatet edhe në Komisionin e Sigurisë. Demokratët deklarojnë se disponojnë video kur në komisariat u refuzua të regjistrohej denoncimi për Bajrakurtin.

Flamur Noka: “Perversitete të tilla janë produkt i një teorie induksioni të perversitetit që qarkullon në qeverinë shqiptare. Perversiteti ka mbuluar kryeministrin, ka mbuluar ministrat, sigurisht, induktohet edhe poshtë dhe perversët kudo që janë ngrenë krye”.

Ermonela Felaj: “Ne perversët i arrestojmë, ju nuk e keni bërë një gjë të tillë me perversët tuaj. Kryetari i bashkisë së Kamzës vazhdon të jetë atje, ish-ministri i juaj i njohur për mbërtheckat nuk u arrestua dhe arriti të shpëtojë pa u lagur. Kjo është diferenca mes jush dhe nesh”.

Flamur Noka: Ju bëni filma me përdhunim.

Ervin Salianji: “Disponoj edhe video konkrete se si janë denoncuar nga ky personazh që përfaqëson policinë e shtetit, se si kanë shkuar në komisariatin e policisë në për të denoncuar në Malësinë e Madhe dhe në Shkodër”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu