Gabimet dietike të shqiptarëve dhe siguria ushqimore

Siguria ushqimore, një temë që na prek të gjithëve, por shpesh është edhe përgjegjësia jonë në zgjedhjen e ushqimeve që zgjedhim.

Dietologia klinike, Blerina Bombaj ishte e ftuar në emisionin “Dita Jonë” ku foli pikërisht për sigurinë ushqimore.

“Një ushqim duhet të jetë në mënyrë absolute i sigurt dhe pastaj vjen cilësia e të tjerat. Pasi mund të pësosh probleme patologjike dhe mjaft të rënda, pasi ushqimet përmbajnë baktere të ndryshme. Unë e vë në dyshim që kontrollohet ushqimi që konsumojnë kafshët, por kjo është mjaft e rëndësishme. Ne nuk kemi asnjë të dhënë se sa është aflatoskina në qumështin që ne pimë. As personat që punojnë në AKU nuk e dinë sa aflatoksinë ka qumështi”, ka thënë ndër të tjera dietologia në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN