Industria ushqimore në alarm: Po goditemi nga ndryshimi i TVSH-së

Industria ushqimore dhe eksportuesit shqiptarë apelojnë për goditjen që ka marrë prodhimi vendas nga ulja në 6% e TVSH-së për produktet bujqësore të autofaturuara.

Shoqata e Industrialistëve Shqiptarë dhe Qendra e Eksporteve do të dalin sot mediave për t’i bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim.

Ndryshimi ligjor i TVSH-së filloi të aplikohet nga 1 janari, që konsiston në faktin se lënda e parë autofaturohet me 6%, ndërsa 14% parashikohet të paguhet nga industrialistët, tregtarët dhe grumbulluesit.

Sipas industrisë ushqimore, kjo do të thotë se që prej 1 janarit ka filluar taksimi i produktit vendas me 14%. Ata pretendojnë se goditet prodhimi bujqësor vendas, fermeri, industria e përpunimit dhe tregtia në vend.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN