Largimi pa ujdi rrezikon 600 mijë vende pune

Një largim I Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa ujdi mund të vendosë në rrezik 600 mijë vende punë në të gjithë botën. Kjo është zbuluar një studim I publikuar së fundi, që saktëson se Gjermania do të jetë vendi më I prekur.

Ekspertët në Institutin për Studime Ekonomike në Gjermani ekzaminuan se çfarë do të ndodhë nëse importet britanike nga BE do të binin me 25% pas Brexit. Por pavarësisht goditjes së rëndë nga largimi pa ujdi, studimi tregon se mund të mos ketë shkurtime në vendet e punës.

Ekonomitë e mëdha dhe kompani të ndryshme mund të mbajnë stafin e tyre duke hapur tregje të reja. Aktualisht është e paqartë nëse Britania mund të arrijë një marrëveshje me BE për çështjen e kufirit irlandez përpara datës 29 mars.

“Një largim I vështirë pa ujdi nënkupton vendosje tarifash në kufi, duke koklavitur zinxhirët furnizues globalë”, tha Oliver Holtemoeller, autor i studimit.

Ekonomistët janë fokusuar në studimin e tyre vetëm në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, duke lënë jashtë impaktet e tjera të mundshme ekonomike të Brexit si ndryshimi I fluksit të investimeve dhe fusha të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN