Lleshaj për skandalin e videos në Malësi të Madhe: Kush është denoncuesi?

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një vizite në Bashkinë e Malësisë së Madhe komentoi edhe ngjarjen e bujshme të ditëve të fundit, me videon me sfond seksual që përfshin një efektiv i Policisë në atë Bashki, i cili pas skandalit është arrestuar.

I pyetur nëse ishte e vërtetë që nuk është pranuar denoncimi i familjes së adoleshentes që mendohet se është ngacmuar nga polici, ministri e ka mohuar këtë version.

“Kjo nuk është e vërtetë, Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, gjithë organet e Policisë dhe të shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet”. Dhe shton që “pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë, kush është denoncuesi?”.

Shkarkoni aplikacionin e A2