Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbappe zbret në tokë Solskjaer, Pogba “braktis” United | FOTO

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2019, 23:07 | Futboll

Tifozët e Manchester United kishin filluar ta krahasonin trajnerin e përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer me mentorin e tij Sir Alex Ferguson, por në debutimin në Champions League, edhe nën sytë e legjendës së klubit, “Djajtë e Kuq” u mundën 2-0 në “Old Trafford” nga Paris SG, në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8-at e Champions League.

Francezët presin të qetë dhe thuajse të kualifikuar takimin e kthimit në “Parc des Princes” pasi triumfuan në “Teatrin e Ëndrrave” me një rezultat të pastër, falë golave të Kimpembe dhe Mbappe, realizuar në pjesën e dytë. Mbrojtësi francez shënoi fillimisht në të 53’ me një gjuajtje nga afër, ndërsa 7 minuta më vonë ylli i ri i futbollit mori një top të shkëlqyer dhe nga fare pranë portës nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë. Në të dy rastet pasimet e fundit i dha Angel di Maria, një ish-lojtar i United.

E si për ta bërë edhe më të vështirë kualifikimin për skuadrën angleze, një minut para fundit të kohës së rregullt, Paul Pogba u largua pas dy kartonash të verdhë, duke “lënë në baltë” skuadrën për ndeshjen e kthimit.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Roma fitoi minimalisht 2-1 kundër Portos. Një dopietë e Zaniolos brenda 6 minutave në pjesën e dytë u duk se i dha italianëve rezultatin e duhur për të synuar kualifikimin, por Adrian shkurtoi diferencën dhe rihapi gjithçka për në ndeshjen e kthimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani